Lidhje

Kosovë, shënohet java e të drejtave të viktimave të krimit


Ko
Ko

Përfaqësues të institucioneve vendase e ndërkombëtare bënë thirrje të hënën për drejtësi dhe trajtim më të mirë për viktimat e krimit. Këto komente u bënë në hapjen e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “365 ditë shërbim, 1 javë vetëdijesim”, e organizuar nga Prokuroria e Shtetit, që ka për qëllim nderimin e viktimave dhe ngritjen e vetëdijes për të drejtat e tyre.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se institucioni i tij është në shërbim të mbrojtjes së viktimave të krimit dhe se të drejtat e tyre janë të garantuara.

“Prokurori i shtetit ka gatishmërinë e tij për mbrojtjen e viktimave të krimit, andaj ju siguroj se të gjithë prokurorët do të ushtrojnë autoritetin e tyre për të mbrojtur viktimat e krimit. Ju bëjë thirrje prokurorëve që ti zbardhën rastet e viktimave të krimit, dhe zbardhja e krimeve ju jep shpresë këtyre viktimave. Mbrojta e të drejtave të viktimave nuk mund të behët vetëm nga një institucion, por, nga të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin”, tha kryeprokurori Lumezi.

Ndërsa, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri thirrje për zbatimin e ligjit për kompensimin e viktimave të krimit. Ai tha se viktimat e krimit duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë.

“Në rrjedhë të synimeve dhe obligimeve kushtetuese dhe ligjore, shfrytëzojë rastin që në këtë konferencë, ku po fillon shënimi i javës për të drejtat e viktimave, të ftojë të gjitha autoritetet kompetente, që karshi obligimeve kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë që viktimat e krimit të trajtohen me profesionalizëm, duke respektuar të drejtën në siguri, dinjitet, jetën private e familjare të tyre dhe duke njohur ndikimin negativ të krimit në viktimat e krimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie tha se Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm për të siguruar që nevojat e viktimave të krimit të përmbushen. Ai tha se kompensimi i këtyre viktimave do të ishte një hap i rëndësishëm.

“Ne jemi gjithashtu krenar që kemi mbështetur legjislacionin për të themeluar fondin e kompensimit të viktima, që është projektuar për të siguruar mbështetje financiare për viktimat. Duke siguruar që viktimat do të marrin kompensim për të ndihmuar ata që të paguajnë faturat mjekësore dhe humbjet financiare që vijnë nga krimi, do të thotë se ata nuk do të viktimizohen për herë të dytë”, tha ambasadori Delawie.

Zyrtarë të Prokurorisë së Shtetit thonë se gjatë një viti në zyrën për mbrojtjen e viktimave paraqiten për ndihmë mijëra raste të krimit, shumica prej të cilave viktima të dhunës në familje. Zyrtarë të institucioneve thonë se të drejtat e viktimave të krimit janë të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e saj, por, problemet, sipas tyre, shfaqen gjatë zbatimit të këtyre ligjeve.

XS
SM
MD
LG