Lidhje

Arrestohet një i shumëkërkuar në Kosovë


Zyrtarë të EULEX-it thanë se është arrestuar Enver Sekiraqa i kërkuar për një varg veprash, përfshirë dyshimet për vrasjen e një polici të Kosovës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit, bëri të ditur se është arrestuar Enver Sekiraqa, i shumëkërkuar nga drejtësia në Kosovë.

Ai, kërkohej në baze te një urdhër arresti të lëshuar në shkurt të vitit 2008, në lidhje me akuzat për përfshirje në vrasjen e një oficeri të policisë së Kosovës në vitin 2007.

I arrestuari duhet të vuajë edhe një dënim prej dy vjetësh heqje lirie për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

Ai u dorëzua vullnetarisht tek prokurori i posaçëm i EULEX-it thuhet në njoftimin e këtij misioni.

Enver Sekiraqa, akuzohet për përfshirje në vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovë në verën e vitit 2007. Triumf Riza, 28 vjeçar, pjesëtar i njësisë elite të Shërbimit Policor të Kosovës në qendër të Prishtinës.

Emri i Enver Sekiraqës ndodhet edhe ne listën e të kërkuarve nga policia ndërkombëtare (Interpol), nën akuzat për krim të organizuar, krime seksuale dhe vjedhje
XS
SM
MD
LG