Lidhje

Aktakuzë kundër Ukë Rugovës


Në Kosovë, prokuroria e posaçme tha se ka ngritur aktakuzë kundër njëzetë personave për veprën e krimit të organizuar dhe kontrabandës me migrues.

Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e vizave Schengen, të siguruara përmes korrupsionit dhe paraqitjeve të rrejshme.

Në mesin e të akuzuarve është edhe Ukë Rugova, i biri i të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai qe arrestuar më 5 shkurt të vitit 2014 pas një operacioni bastisjesh në shtëpinë e zotit Rugova në Prishtinë, shtëpi që për shumë vjet kishte shërbyer si rezidencë e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova që udhëhoqi luftën politike për pavarësinë e Kosovës.

Operacioni ishte pjesë e hetimeve ndaj “një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit”.

Ukë Rugova, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010 bashkë me ish kryeministrin e shqiptarëve në mërgim, Bujar Bukoshi dhe disa veprimtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeloi listën me emrin e ish presidentit Rugova.

Me atë listë ai mori pjesë në zgjedhje në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa pas tyre, ai ju bashkua koalicionit qeverisës në Kosovë që udhëhiqej nga ish kryeministri Hashim Thaçi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG