Lidhje

Vazhdon bllokimi i mallrave në kufirin Kosovë-Maqedoni

  • Isak Ramadani

bllokada macedonia

bllokada macedonia

Shoferë kamionësh nga Maqedonia vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar për automjetet pikëkalimin e Bllacës me Hanin e Elezit, në Kosovë, për shkak të embargos që qeveria e Kosovës vendosi për mallrat nga Maqedonia. Qeveria e Maqedonisë shprehet e gatshme për të biseduar për zgjidhjen e krizës. Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim që bën pjesë në qeverinë maqedonase, pret që nesër në Shkup të shkojë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi në përpjekje për kapërcimin e problemeve.
XS
SM
MD
LG