Lidhje

Kosovë: Grup punues për parandalimin e ebolës


Arkiv

Arkiv

Kryeministri i Kosovës tha se ka urdhëruar ngritjen e një grupi punues pas raportimeve për një rast të dyshuar me ebola në Maqedoni.

Në Kosovë, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, tha se ka diskutuar me ministrin e brendshëm dhe atë të shëndetësisë mbi rrezikun e përhapjes së virusit vdekjeprurës ebola.

Pas lajmit shqetësues nga Maqedonia se një pacient që ka ndërruar jetën aty dyshohet se ka qenë infektuar me virusin Ebola, vendosa për ngritjen e një grupi pune të posaçëm ndër-institucional. Ky grup duhet të marrë hapat e nevojshme për të monitoruar gjendjen dhe parandaluar përhapjen në Kosovë”, thuhet në një postim të kryeministrit Thaçi në rrjetin social Facebook.

Tash për tash nuk ka pasur ndonjë shenjë se Kosova mund të rrezikohet nga ky virus.

Një shtetas britanik, ndërroi jetë të enjten në Shkup në spitalin e sëmundjeve infektive, duke nxitur shqetësimin e autoriteteve të atjeshme për mundësinë që ai të ketë qenë i infektuar me ebola. Në pritje të analizave, autoritetet maqedonase thanë se megjithatë, ka pak mundësi që ai të ketë qenë i infektuar me këtë virus.

Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të publikuara të mërkurën, flasin për mbi 8 mijë raste të konfirmuara apo të dyshuara të infektimit me virusin ebola në Afrikën perëndimore dhe për mbi 3 mijë e 800 të vdekur. Shumë vende kanë marrë masa për parandalimin e përhapjes së virusit, duke vendosur edhe kontrolle shtesë në linjat e transportit nga Afrika perëndimore.

XS
SM
MD
LG