Lidhje

Thirrje për frenimin e ikjeve nga Kosova

  • Leonat Shehu

Partitë opozitare në Kosovë i bënë thirrje sot qeverisë që të zbatojë një rezolutë të parlamentit, me të cilën duhet ndërmarrje e hapave të shpejtë në parandalimin e migrimit e paligjshëm duke ofruar zgjidhje për shkaqet që po nxisin përpjekjet e tilla. Qindra qytetarë po përpiqen çdo natë të sigurojnë një vend në një nga autobusët që udhëtojnë për në Serbi, prej nga pastaj në rrugë të paligjshme synojnë një jete më të mirë në vende të Evropës Perëndimore. Me mijëra persona e kanë lëshuar vendin vetëm gjatë muajve të fundit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG