Lidhje

Kosovë: Konfirmohet aflatoksina në disa lloje të qumështit


Autoritetet në Kosovë thonë se prodhimet tek të cilat është vërtetuar se ka prani të aflatoksinës, përtej normave të lejuara, nuk gjenden në treg

Në Kosovë, autoritetet thanë se analizat përfundimtare kanë dëshmuar praninë e aflatoksinës, një substancë helmuese, në disa lloje të qumështit të importuar.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës tha se analizat janë kryer në një laborator të akredituar jashtë vendit. Në këtë grup përfshihen disa lloje të qumështit Dukat, Zott, Gala Late, Primalat dhe Fast me origjinë nga Hungaria, Bosnja, Kroacia dhe Shqipëria.

Në një njoftim të kësaj agjencie thuhet se “përmes këtyre rezultateve nga laboratori i akredituar është nxjerrë vendimi përfundimtar për llojet e caktuara të qumështit të cilat do të lejohen për konsum në bazë të limiteve të vendosura nga Bashkimi Evropian që janë 0,05 mikrogram për litër e cila kërkohet në certifikatën për import të qumështit në Kosovë dhe e cila duhet të vërtetohet nga autoritetet kompetente të vendeve të origjinës”.

Sipas agjencisë, prodhimet tek të cilat është vërtetuar se ka prani të aflatoksinës, përtej normave të lejuara, nuk gjenden në treg por janë të bllokuara dhe nën kontrollin e saj.

Ajo që bie në sy është që prodhimet e njëjta dallojnë nga data e konsumit. Më poshtë është tabela e prodhimeve të analizuara dhe sipas agjencisë, llojet që kanë rezultuar pozitive me aflatoksinë janë të ndaluara për konsum.

Aflatoksina është një substancë helmuese që krijohet nga kërpudha të caktuara në ushqimet e kafshëve.

1. Dukat 2.8% DS.12.05.2013 Pozitiv Bosna
2. Dukat 0.5% DS.18.06.2013 Pozitiv
3. Dukat 3.8% DS.30.04.2013 Pozitiv
4. Dukat 3.8% DS.20.05.2013 Pozitiv
5. Zott 3.5% DS.10.06.2013 Pozitiv
6. Zott 2.8% DS.05.07.2013 Pozitiv
7. Zott 3.5% DS.25.06.2013 Pozitiv
8. Zott 3.5% DS.20.05.2013 Pozitiv
9. Gala Late 3.5% DS.03.082013 Pozitiv Hungaria
10. Sole Ital 3.2% DS.25.06.2013 pije Negativ
11. Bitolsko 3.2% DS. 14.06.2013 Negativ Maqedonia
12.Meggle 3.2% DS.23.06.2013 Negativ Bosna
13. Primalat 2.8% DS.27.06.2013 Negativ Shqiperi
14. Dukat për kafe 3.8% DS.21.05.2013 Negativ Bosna

15. Primalat3.8% DS. 05.08.2013 Pozitiv Shqiperi
16. Primalat3.5% DS. 28.07.2013 Pozitiv
17. Primalat 3.5% DS.01.07.2013 Pozitiv
18. Primalat 3.5% DS.21.06.2013 Pozitiv
19.Primalat 2.8% DS.29.06.2013 Pozitiv
20. Primalat 3.5 % DS. 01.08.2013 Pozitiv
21. Primalat 1.6% DS. 04.04.2013 Pozitiv
22. Primalat 1.5% DS.10.03.2013 Pozitiv
23. Primalat 3.5% DS. 25.07.2013 Pozitiv
24. Primalat 3.8% DS. 18.07.2013 Pozitiv
25. Primalat Ca+ 2.8% DS.24.06.2013 Pozitiv
26. Fast 3.5% DS. 03.06.2013 Pozitiv
XS
SM
MD
LG