Lidhje

Kosova shënon ditën e të zhdukurve


Në Kosovë, sot shënohet dita kombëtare e peronave të zhdukur gjatë luftës. Edhe 15 vjet pas luftës ende nuk dihet asgjë për fatin e 1712 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë të përkatësisë kombëtare shqiptare. Kosova ka caktuar 27 prillin ditë kombëtare të të zhdukurve në përkujtim të ngjarjeve të ditës së sotme të vitit 1999 kur në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës u vranë afro 400 shqiptarë. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se një trysni më madhe politike duhet të ushtrohet ndaj Beogradit për të përshpejtuar procesin e ndriçimit të fatit të të zhdukurve.
XS
SM
MD
LG