Lidhje

Kosovë, dorëzohen 16 trupa të zbuluar në Serbi


Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka bërë të ditur se ka pranuar sot nba autoroute text sherbet 16 trupa të zhvarrosur gjatë gërmimeve të fundit në një varrezë masive në Serbi.

Ky është dorëzimi i parë i trupave nga varreza masive në fshatin Rudnicë të komunës së Rashkës në Serbinë jugperëndimore, jo fort larg kufirit me Kosovën.

Në një njoftim të misionit të Eulex-it thuhet se “mbetjet mortore do të dërgohen në qendrën e Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do të kryhet procesi i identifikimit. Pas përfundimit të këtij procesi, mbetjet mortore do t’u dorëzohen familjeve me ndihmën e Komisionit për Personat e Pagjetur të Kosovës”.

Ata kanë bërë të ditur se edhe një pjesë e mbetjeve mortore pritet të dorëzohen gjatë muajit shtator.

Gërmimet në fshatin Rudnicë të Serbisë filluan në dhjetor të vitit 2013 dhe deri në fund të muajit qershor aty janë gjetur 45 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Në Rudnicë edhe më herët ishin bërë gërmime, por pa rezultate duke u bazuar në pohimet e autoriteteve serbe të drejtësisë të cilët tre vjet më parë thanë se mund të kenë zbuluar një varrezë masive ku besohet se mund të jenë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së viteve 1998 - 1999 në Kosovë.

Edhe 14 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë mbetet i panjohur fati i mbi 1 mijë e 700 personave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.

XS
SM
MD
LG