Lidhje

Shpërthim në Mitrovicën veriore


Pamje nga arkivi

Pamje nga arkivi

Shpërthimi i një bombe dore në veriun e Mitrovicës që kaloi pa pasoja në njerëz, la pas vetes shumë dëme materiale.

Një shpërthim ka ndodhur në orët e mëngjesit në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe. Policia tha se shpërthimi që kaloi pa dëme ne njerëz, la pas vetes dëme materiale në 9 makina private dhe 11 lokale afariste përreth.

Policia që po kryen hetimet, beson se bëhet fjalë për një bombë dore, ndërsa ende nuk dihet asgjë për rrethanat apo motivet e mundshme të shpërthimit, të cilin ajo është duke e trajtuar si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Veriu i Mitrovicës shpesh ka qenë skenë e tensioneve dhe incidenteve të dhunshme.

XS
SM
MD
LG