Lidhje

Shpërthim në veri të Mitrovicës


Zyra Adminsitrative e Kosovës në Mitrovicë - foto arkivi

Zyra Adminsitrative e Kosovës në Mitrovicë - foto arkivi

Një garantë dore është hedhur në shtëpinë e një punonjësi të Zyrës Administrative të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.

Në Kosovë, policia tha se një shpërthim ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në pjesën veriore të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, por pa pasoja në njerëz.

Mjeti shpërthyes, që sipas policisë, besohet të jetë granatë dore, është hedhur në shtëpinë e Borislav Markoviçit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Policia ende nuk di hollësi rreth motiveve apo autorëve të mundshëm të sulmit.

Pronari i shtëpisë së sulmuar është punonjës i Zyrës Administrative të Kosovës në veri të Mitrovicës.

Zyra administrative e në veriun e Mitrovicës, u hap në maj të vitit të kaluar dhe aktualisht në të punojnë mbi 50 punonjës, pjesa më e madhe pjesëtarë të komunitetit serb.

Zyra e themeluar nga Qeveria e Kosovës, synon të ofrojë shërbime për qytetarët e asaj zone dhe për të bashkërendojë angazhimet dhe investimet qeveritare në atë pjesë të vendit.

Zyra është kundërshtuar nga Beogradi dhe përfaqësuesit politikë të serbëve në veri. Ajo është mbështetur nga komuniteti ndërkombëtarë që atë e sheh si një hap drejt krijimit të një komune të veçantë në Mitrovicën e Veriut, siç parashihet edhe me planin e krye ngeociatorit Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG