Lidhje

Sërish shpërthim në veriun e Mitrovicës


Një shpërthim në veriun e banuar me shumicë serbe, dëmtoi shtëpinë e një shqiptareje, por pa pasoja në njerëz

Në Kosovë, policia tha se një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së martës në pjesën veriore të Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe.

Shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e një shqiptareje në zonën e quajtur tre rrokaqiejt, që është një nga lagjet me popullsi të përzier në veri.

Shpërthimi që kaloi pa pasoja në njerëz, ka shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e Sadete Deliut, 46 vjeçare.

Policia tha se po heton incidentin, por ende nuk dihen autorët e as motivet e këtij sulmi.

Të martën në orët e mëngjesit një shpërthim kishte ndodhur në pronën e një pjesëtari të policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës. Sulmi që la pas vetes dëme materiale, kaloi pa pasoja në njerëz.

Vetëm nga e diela në mbrëmje, tri shpërthime kanë ndodhur në veriun e Mitrovicës.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta në këtë zonë të banuar me shumicë serbe që është edhe skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG