Lidhje

Mogherini në Prishtinë


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, diskuton me të dyja palët vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha në Prishtinë se synimi i saj është që në të ardhmen bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë të zhvillohen pa nevojën e lehtësimit nga ana e Brukselit.

Ajo i bëri këto komente gjatë një vizite në Kosovë, ku ka mirëpritur bisedën e parë telefonike të zhvilluar mbrëmjen e kaluar ndërmjet kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Zonja Mogherini tha se bisedimet kanë të bëjnë me rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, ndërsa sfidë sipas saj mbeten zbatimi i këtyre marrëveshjeve të arritura deri tani.

XS
SM
MD
LG