Lidhje

Shpërthim pa dëme në njerëz në veri të Kosovës


Një shpërthim pa pasoja në njerëz ka ndodhur natën ndërmjet të enjtes dhe te premtes në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Policia tha se një mjet shpërthyes është hedhur në shtëpinë e shefit të njësisë operative të trafikut të Policisë së Kosovës, Bane Jakovleviç. Në kohën e shpërthimit në shtëpinë e tij që ndodhet në komunën e Zveçanit, ndodheshin prindërit e tij, por askush nuk ka pësuar prej tij. Shpërthimi la pas vetes dëme materiale.

Kjo është hera e dytë që sulmohen pronat e kësaj familjeje. Një javë më parë në rrethana të paqarta është djegur një pronë e saj në veri të Mitrovicës.

Policia tha se ende nuk dihen hollësi rreth autorëve apo motiveve të mundshme të shpërthimit të mbrëmshëm.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG