Lidhje

Ivanoviç, para gjyqit nën akuza për krime lufte dhe vrasje


Politikani lokal serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, tha sot se nuk ndjehet fajtor për asnjërën nga akuzat e ngritura nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, që e ngarkojnë atë dhe katër persona të tjerë për krime lufte dhe vrasje.

Të gjithë ata janë paraqitur sot për herë të parë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në veriun e Mitrovicës. Të akuzuarit kanë një afat prej 30 ditësh që të paraqesin me shkrim vërejtjet apo kërkesat e tyre lidhur me akuzat.

Oliver Ivanoviç, po mbahet në paraburgim që nga janari këtij viti kur qe arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore, të cilat janë kryer në shkurt të vitit 2000 në veriun e Mitrovicës, kur dhjetë shqiptarë kishin humbur jetën gjatë trazirave në atë zonë.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit që lamë pas, ishe kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.

XS
SM
MD
LG