Lidhje

Kosova, vendim për pronat e regjistruara në emër të Serbisë

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, qeveria ka vendosur që të gjitha pronat e patundshme të regjistruara të ish Jugosllavisë dhe Serbisë të kalojnë në pronësi të Republikës së Kosovës. Në vendim përfshihen patundshmëritë shtetërore, administrative, ushtarake dhe të organizatave shoqëroro-politike. Vendimi nxiti zemërimin e Beogradit zyrtar dhe përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë, të cilët thanë se ky vendim duhet të tërhiqet, pasi sipas tyre me këtë Prishtina po dëshiron të marrë pasurinë e popullit serb që ndodhet në Kosovë.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG