Lidhje

Kosovë, ligji për përfshirje në luftëra të huaja


Ligji pason shqetësimet për shtimin e numrit të qytetarëve të përfshirë në luftërat ne Lindjen e Mesme

Parlamenti i Kosovës me 74 vota për dhe 12 kundër, miratoi në parim të premten projektligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit.

Kosove, perfshirja ne luftra te huaja
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Projektligji në shtatë pika parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja.

Në mars të vitit të kaluar parlamenti i Kosovës miratoi në lexim të parë këtë projektligj, por, leximi i tij i dytë u pamundësua meqë vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Hartimi i këtij projektligji pasoi shqetësimet në rritje për përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës në luftën e Sirisë. Agjencitë e zbulimit thonë se disa qindra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia mund të kenë shkuar në Siri për të luftuar, ndërsa askush nuk ka numra të saktë të tyre. Mbi 20 qytetarë të Kosovës besohet se kanë humbur jetën në luftërat në lindjen e mesme.

Krahas aspektit ligjor, autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin çdo përfshirje në luftërat ne lindjen e Mesme. Thirrjeve u është bashkuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës e pohon se luftërat në ato zona nuk kanë të bëjnë asgjë me shqiptarët e as me besimin islam.

XS
SM
MD
LG