Lidhje

Gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës


Gazi lotsjellës ndërpreu të enjten sërish punimet e parlamentit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje në një komunikatë të shkurtër theksoi se "nuk do të ketë normalitet derisa të anulohen marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit 2015, dhe derisa të largohet qeveria antikushtetuese".

Kosovë, opozita braktis Parlamentin
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:06 0:00

Skenat e të enjtes janë të njëjta tashmë një gjysmë viti që kur partitë opozitare u hodhën në protesta kundër marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshjes për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lëvizja Vetëvendosje kishte paralajmëruar edhe një ditë me herët se do të vazhdohet me format e njëjta të kundërshtimit, ndërsa dy partitë e tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë duke shqyrtuar mundësinë e braktisjes së parlamentit, sipas shembullit të kryetarit të Aleancës për Adrhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili muajin e kaluar hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Megjithatë, të enjten, në vendin e zotit Haradinaj, u ul deputeti Ali Berisha nga radhët e kësaj partie.

Pas dy ndërprerjesh nga gazi lotsjellës, përdorimit të dritave "laserike" dhe zhurmave, opozita braktisi seancën e parlamentit. Pak para largimit nga salla njeri nga deputetët e lëvizjes Vetëvendosje hodhi një gotë ujë kundër kryeministrit Isa Mustafa.

Seanca e e së enjtes është e para që nga zgjedhja e presidentit të ri të vendit Hashim Thaçi, zgjedhje kjo që është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare të cilat edhe dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për një opinion rreth procedurës së zgjedhjes së tij.

Opozita ka paralajmëruar për këtë muaj edhe mbajtjen e një proteste për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Qeveria kërkon nga opozita që shqetësimet e saj të debatohen në institucione, ndërsa akuzon atë për përpjekje të marrjes së pushtetit me dhunë.

Partitë opozitare mohojnë një gjë të tillë duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

XS
SM
MD
LG