Lidhje

Shpërndahet parlamenti i Kosovës


Parlamenti i Kosovës u mblodh të mërkurën në seancë të jashtëzakonshme për të shpërndarë vetveten. Votimi pasoi një mocion të ngritur nga një grup prej 57 deputetësh të Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që pasoi një marrëveshje të udhëheqësve të këtyre partive Hashim Thaçi e Isa Mustafa.


Votimi i hapi rrugën shpalljes së zgjedhjeve të reja parlamentare që sipas ligjeve duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja e parlamentit.

Ndonëse është propozuar që tetë qershori të jetë datë e zgjedhjeve, ajo pritet të caktohet përfundimisht nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pas këshillimeve me partitë politike.

Shpërndarja e parlamentit pasoi dështimin për të votuar themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, meqë pakicat kombëtare kushtëzuan votimin me zgjatjen e mandateve të rezervuara në Parlament, që nënkupton një përfaqësim më të gjerë të tyre edhe përtej votave të fituara. Por, kërkesat e tyre u kundërshtuan prerazi nga Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje. Votimi i themelimit të këtyre forcave kërkonte dy të tretat e deputetëve në Parlament dhe njëkohësisht dy të tretat e votave të deputetëve pakicë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG