Lidhje

Kosovë: Vritet një kandidat për deputet


Elvis Pista, kandidat i PDK-së nga komuna e Rahovecit në Kosovën jugore, është vrarë në rrethana të pasqaruara

Në Kosovë është vrarë në rrethana ende të paqarta, kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Parlamentin e Kosovës, Elvis Pista.

Vrasja ka ndodhur gjatë natës në Rahovec, një komunë në pjesën jugore të Kosovës, rreth 90 kilometra larg Prishtinës.

Policia tha se i ndjeri ishte duke dalë nga një restorant me disa të njohur dhe me bashkëshorten, kur është qëlluar me armë zjarri nga prapa nga një largësi prej 5 metrash dhe nga persona të panjohur.
Vritet Elvis Pista, kandidat i PDK-së për deputet
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Tash për tash nuk ka të arrestuar dhe as të dyshuar për këtë vrasje, ndërsa nuk dihet asgjë as për motivet e mundshme të saj.

Vrasja u dënua gjerësisht nga institucionet dhe partitë politike të Kosovës.

Presidentja, Atifete Jahjaga në reagimin e saj thekson se “aktet e këtilla cenojnë rendin dhe sundimin e ligjit”, ndërsa kërkon nga organet e ndjekjes kapjen e autorëve të vrasjes dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Ndërsa kryeministri në largim, Hashim Thaçi, krahas ngushëllimeve për familjen dhe të afërmit është zotuar se “shteti është duke i marrë të gjitha masat e duhura dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme, që ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vendos autorët e këtij akti barbar sa më shpejt para përgjegjësisë ligjore, që ta marrin dënimin e merituar”. Zoti Thaçi që njëherësh drejton Partinë Demokratike të Kosovës, e dënon, siç thuhet në reagim “me ashpërsinë më të madhe këtë vepër kriminale të shëmtuar, që e ka tronditur mbarë vendin”.

Ngushëllime familjes dhe thirrjeve për të ndriçuar sa më parë këtë vrasje u janë bashkuar edhe përfaqësues tjerë institucionesh dhe të gjitha partive politike në Kosovë.

I ndjeri Pista ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetë qershorit dhe sipas rezultateve paraprake thuhet se ai kishte fituar shumë vota në zonën në të cilën kandidonte.

Partia Demokratike, sipas rezultateve ende jo përfundimtare, mori rreth 30 për qind votave në zgjedhjet e një jave më parë e pasuar nga Lidhja Demokratike, lëvizja vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Tri nga partitë opozitare lidhën një marrëveshje të martën që lamë pas për krijimin e koalicionit qeverisës në përpjekjeje për të penguar mandatin e terët qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG