Lidhje

Kosovë: Arrestohen dy serbë të dyshuar për spiunim


Policia tha se ata u arrestuan derisa po fotografonin një kazermë të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar dy pjesëtarë të komunitetit serb, nën dyshimet për spiunim.

Policia tha se ata ishin arrestuar derisa po fotografonin kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në pjesën juglindore të Kosovës.

Po ashtu ata kishin fotografuar edhe fabrika e depo në qytetin e Gjilanit.

Një prokuror pritet që t’i akuzojë ata për spiunim, thuhet në njoftimin të policisë, e cila nuk e ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve.

Forca e Sigurisë së Kosovës është një formacion që merret me çështje të mbrojtjes civile ndërsa synon të shndërrohet në ushtrinë e ardhshme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG