Lidhje

Arrestohen katër vetë afër Manastirit të Deçanit


Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar katër persona për armëmbajtje pa leje jo larg Manastirit të Decanit, rreth 90 kilometra larg Prishtinës. Sipas policisë, “të arrestuarit janë katër meshkuj shqiptarë dhe gjatë kontrollit në makinën me të cilin ishin duke udhëtuar janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK/47 me 20 copë fishekë si dhe një pistoletë me 16 copë fishekë".

Policia nuk bëri të ditur më shumë hollësi për të arrestuarit, por përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit thanë se në aksionin e policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it janë arrestuar katër veta që ata i cilësuan si islamistë të armatosur.

Përfaqësuesi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter tha se “në portën kryesore të manastirit të Deçanit, u arrestuan katër islamistë të armatosur. Pas aksionit te Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, u identifikuan personat dhe u kontrollua automjeti, ku u gjetën 3 kuti me municion dhe një kallashnikov, gjithashtu në makinë u gjet literaturë me përmbajtje islamike”, thuhet në postimin e Sava Janjiq.

Shefi i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç tha se incidenti në manastirin e Deçanit paralajmëron se institucionet e Kosovës duhet trajtuar shkaqet e ekstremizmit fetar i cili kërcënon të ardhmen e të gjithëve në Kosovë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës tha se rasti ka të bëjë me veprën armëmbajtje pa leje dhe nuk ka asnjë dyshim që lidhet me veprime te tjera.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG