Lidhje

Kosovë, katër të arrestuar nën dyshimin për përgatitje të veprave terroriste


Policia e Kosovës tha se arrestoi të enjten sot katër persona të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Në një njoftim të policisë thuhet se arrestimet janë kryer gjatë një operacion të gjerë në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj.

"Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrolleve, janë konfiskuar një revole dhe një pushkë ajrore si dhe një kompjuterë, telefona celularë etj.

Dy prej të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve që janë të moshës nga 46 deri në 59 vjeçare.

Autoritetet nuk dhanë më shumë hollësi rreth dyshimeve në bazë të të cilave janë kryer arrestimet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG