Lidhje

Arrestohen 5 persona për falsifikim parash


Në Kosovë, policia tha se ka zbuluar rreth një milion dollarë të falsifikuar. Pesë veta mbahen në arrest.

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në "falsifikim të parave". Gjatë operacionit janë zbuluar dhe konfiskuar rreth një milion dollarë që besohet të jenë të falsifikuar.

Operacioni është zhvilluar në rajonin e Gjilanit dhe të Prishtinës, ku janë kryer kontrolle që u pasuan me arrestimin e pesë personave “me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “falsifikim i parasë dhe krim i organizuar”.

Me këtë rast “në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar para të dyshuara si të falsifikuara me vlerë prej 980 mijë dollarësh amerikan".

Policia tha se janë konfiskuar edhe makinat e një shtypshkronje si dhe mjete të tjera që besohet të jenë përdorur për prodhimin e parave të falsifikuara.

Tash për tash nuk janë dhënë hollësi të tjera por policia tha se paratë e falsifikuara nuk ishin vënë ende në qarkullim dhe se ende nuk dihet nëse ato synohej të shpërndaheshin në Kosovë apo gjetiu.
XS
SM
MD
LG