Lidhje

Gjashtë të arrestuar për trafikim heroine


Policia e Kosovës arrestoi katër shqiptarë dhe dy serbë për përfshirje në krim të organizuar. Konfiskohen gjashtë kilogramë drogë e tipit heroinë

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Gjatë një operacioni të koduar më emrin “Ylberi” policia tha se ka konfiskuar rreth gjashtë kilogramë substancash narkotike të tipit “heroinë”.

Operacioni është zhvilluar në Prishtinë dhe në Prizren dhe gjatë tij janë konfiskuar edhe dy revole, një sasi municionesh, tri makina dhe para në vlerë prej rreth 50 mijë eurosh.

Gjashtë të dyshuar nga të cilët dy shtetas të Serbisë dhe katër shtetas të Kosovës po mbahen nën arrest nën dyshimin për krim të organizuar dhe posedim e shpërndarje të substancave narkotike.

Policia tha se është vënë në kërkim edhe të disa të dyshuarve të tjerë që besohet se janë pjesë e këtij grupi, i cili synonte që lëndët narkotike ti transportojë për në shtetet e Evropës perëndimore.
XS
SM
MD
LG