Lidhje

Shpërthim në veri të Mitrovicës


Mitrovca - pamje nga arkivi
Mitrovca - pamje nga arkivi

Policia tha se një granatë dore ka shpërthyer në një zonë me popullatë të përzier, por, pa pasoja në njerëz.

Në Kosovë, policia tha se një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe, por pa pasoja në njerëz. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në një lagje me popullatë të përzier.

Policia beson se atje është hedhur një granatë dore e prodhimit jugosllav e cila pas vetes ka lënë dëme materiale në dy makina private dhe xhamat e një ndërtese kolektive.

Tash për tash nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me autorët apo motivet e mundshme të këtij incidenti, i cili nga policia është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Përfaqësues të serbëve në veri thanë se incidenti është pjesë e përpjekjeve për të frikësuar serbët në zonë të cilët nuk njohin dhe nuk i pranojnë institucionet e Prishtinës.
XS
SM
MD
LG