Lidhje

Lirohen serbët e ndaluar të hënën në Kosovë


Nëntë pjesëtarët e komunitetit serb të ndaluar të hënën në Gracanicë afër Prishtinës, janë lënë të mbrohen në gjendje të lirë.

Nëntë pjesëtarë të komunitetit serb të ndaluar të hënën në Gracanicë afër Prishtinës, janë lënë të mbrohen në gjendje të lirë. Të gjithë ata ishin ndaluar nga policia e Kosovës gjatë kremtimit të krishtlindjeve ortodokse, në Graçanicë dhe u ishte caktuar masa e ndalimit 48 orësh.

Sipas policisë “personat e dyshuar janë ndaluar pasi që gjatë përcjelljes së shefit të zyrës serbe për Kosovën, Aleksandër Vulin, që ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës kishin sjellje dhe veprime të dyshimta dhe veshje të njëjtë, prandaj për shkak të sigurisë së personalitetit policia i ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor. Personat e ndaluar gjatë gjithë kohës me dy vetura private kanë përcjellë autokolonën e zotit Vulin dhe kanë kryer veprime të dyshimta për policinë e Kosovës”, thuhej në njoftimin e policisë së Kosovës.

Ata u lanë të lirë në mbrëmjen e së martës, ndërsa ndaj tyre do të vazhdojë procesi nën dyshimet për prishjen e rendit dhe qetësisë publike dhe mos dëgjueshmëri ndaj personave zyrtar.

Autoritete serbë thanë se ky ishte një veprim i padrejtë dhe i motivuar politikisht. Shefi i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin tha se veprimet e tilla mund të dëmtojnë edhe procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG