Lidhje

Shpërthime në Mitrovicë – tri makina zyrtare digjen në Prishtinë


Policia tha se incidentet që kanë ndodhur gjatë natës lanë pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz

Tri makina me targa zyrtare të Kosovës janë djegur gjatë natës në tri pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Policia tha se është duke hetuar incidentet, por ende nuk dihen hollësi mbi rrethanat, motivet apo autorët e mundshëm të këtyre incidenteve që lanë pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

Të tri makinat janë pronë e agjencive të ndryshme shtetërore.

Policia tha se gjatë natës së kaluar, në dy raste të ndara, janë regjistruar dy shpërthime në veri të Mitrovicës. Sulmet kanë ndodhur në mjediset hoteliere të dy qytetarëve njëri nga të cilët i përkatësisë kombëtare boshnjake e tjetri i përkatësisë kombëtare serbe.

Policia tha se shpërthimet lanë pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz. Në të dyja rastet bëhet fjalë për granate dore. Rastet janë duke u hetuar si vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia tha se ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të këtij shpërthimi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG