Lidhje

Digjen makinat e dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës


Policia tha se makinat e dy pjesëtarëve të saj në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe janë djegur në rrethana ende të pasqaruara

Të enjten pas mesnatës, janë djegur makinat e dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës në pjesën veriorë të Mitrovicës, një nga katër komunat më shumicë serbe në veri të Kosovës.

Policia tha se ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të kësaj vepre të cilën ajo e cilësoi si “zjarrëvënie dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Incidentet kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë në dy pjesë të ndryshme të qytetit. Burimet lokale thanë se njëri nga policët është pjesë e njësitit për luftë kundër narkotikëve.

Veriu i Mitrovicës shpesh ka qenë skenë e tensioneve dhe incidenteve të dhunshme

XS
SM
MD
LG