Lidhje

Kosova dhe kriza politike

  • Leonat Shehu

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bëri thirrje të shtunën për krijimin e një platformë e re dhe për një dialog të brendshëm për të ardhmen e Kosovës. Ajo i bëri këto komente gjatë shënimit të 27 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës në Mitrovicë, që njihet si një nga lëvizjet më të fuqishme politike të kohës, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova duhet të mbetet besnike në orientimin e saj perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Tani, tha ajo, duhet mobilizim po aq i qëndrueshëm dhe këmbëngulës për forcimin e demokracisë dhe institucioneve që duhet të mbrojnë demokracinë.

Thirrjet e presidentes vijnë një ditë pas zhvillimeve në parlamentin e Kosovës, të cilat nxitën shumë reagime. Deputetët e partive opozitare përdoren sërish gaz lotsjellës në sallën e parlamentit duke ndërprerë tri herë me radhë seancën e parlamentit. Pas kësaj kryetari i parlamentit Kadri Veseli vendosi pezullimin për një ditë të 23 deputetëve të opozitës, pas së cilës forcat e sigurisë larguan me forcë nga salla e parlamentit deputetët e pezulluar. Disa deputetë të opozitës u arrestuan nga policia.

Këto veprime për udhëheqësit e partive opozitare ishin arbitrare, ndërsa për shkak të këtyre veprimeve kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga mandati i deputetit.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha të shtunën se pret nga zoti Haradinaj që ta jap kontributin edhe jashtë parlamentit ndërsa u ka bërë thirrje opozitës të kthehet në parlament.

Thirrje kundër dhunës dhe zhvillimin e dialogut brenda institucioneve kanë bërë edhe përfaqësuesit amerikan dhe evropian, të cilët i kanë dënuar veprimet e djeshme në parlament të cilat të cilat sipas tyre janë të dëmshme për jetën institucionale dhe për qytetarët e Kosovës.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit.

Partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ato i dhanë këtë javë qeverisë afat që deri më 27 shkurt që të largohet për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG