Lidhje

Zgjatet afati për privatizimin e PTK-së


Kosovo, Post and Telecom Company
Kosovo, Post and Telecom Company

Pesë kompani, përfshirë edhe ato nga SHBA janë përfshirë në rrethin e ngushtë të konkurrentëve për blerjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Në Kosovë, autoritetet zgjatën afatin për procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit, ndërmarrjes më fitimprurëse në pronësi publike në Kosovë.

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e kësaj ndërmarrjeje, u ka ofruar kompanive të interesuara afat për dorëzimin e ofertave të tyre deri më 15 janar të vitit të ardhshëm.

Një ndër arsyet që çuan në shtyrjen e afatit, sipas autoriteteve, ishte interesimi për mbështetje nga institucionet financiare, veçmas pas pranimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Aktualisht pesë kompani, përfshirë edhe ato nga Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në rrethin e ngushtë të konkurrentëve për blerjen e 75 për qind të aksioneve të kësaj ndërmarrjeje.

Autoritetet synojnë të sigurojnë një çmim prej 300 deri në 600 milion euro me privatizimin e Postës dhe Telekomit.

Komisioni qeveritar vlerëson se procesi i privatizimit është duke u zhvilluar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe autorizimeve të dhëna nga Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës. Procesi kundërshtohet nga organizatat sindikale dhe një pjesë e partive politike.

Procesi i privatizimit të Postë-Telekomit rifilloi në verën e këtij viti pas dështimit të tij në tetor të vitit 2011 pas akuzave të ngritura ndaj drejtuesve të lartë të kësaj ndërmarrjeje nën dyshimet për korrupsion.
XS
SM
MD
LG