Lidhje

Kosovë: Shtyhet sërish privatizimi i PTK-së


Kosovo, PTK
Kosovo, PTK

Autoritetet shtynë afatin për nënshkrimin e marrëveshjes për privatizimin e Postës dhe telekomit – Dështon debati në Parlament për këtë proces

Në Kosovë, autoritetet shtynë sërish nënshkrimin e marrëveshjes për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës deri më 26 dhjetor, ndonëse nënshkrimi ishte paraparë të ndodhë në fund të tetorit.

Vendimi i komisionit qeveritar për privatizimin e Postës dhe telekomit, thuhet në një njoftim është rrjedhojë e mungesës së një miratimi formal nga ana e Parlamentit të Kosovës për këtë privatizim.

Koalicioni qeverisës dështoi të sigurojë miratimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës, ndërsa opozita dështoi edhe sot në përpjekjet për ngritjen e një komisioni hetues rreth këtij procesi, meqë seanca parlamentare u braktis nga partitë në pushtet.

Përplasjet kanë bërë që të shtyhet për disa herë me radhë të nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë fituese "AXOS- capital",nga Gjermania e cila në bashkëpunim me “Najafi Companies”, nga Shtetet e Bashkuara, ishte fituese e tenderit për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje publike në vlerë prej 277 milion eurosh.

Koalicioni qeverisës vlerëson se zvarritja e privatizimit e dëmton gjithë procesin dhe ulë vlerën e kësaj ndërmarrjeje publike, ndërsa opozita hedh dyshime në ligjshmërinë e privatizimit.

Edhe vjeshta e vitit 2010 ishte përshkruar veç tjerash nga përplasjet rreth privatizimit të kësaj ndërmarrjeje që është më fitimprurësja në vend dhe ato përplasje u shndërruan në njërin nga shkaqet që çuan vendin në zgjedhje të parakohshme.
XS
SM
MD
LG