Lidhje

Kabashi: Prokuroritë publike kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit


Kabashi: Prokuroritë publike kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit

Kabashi: Prokuroritë publike kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit

Kryeprokurori i Kosovës Ismet Kabashi tha sot se prokuroritë publike të Kosovës kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit, por kanë shënuar sukses në zgjidhjen e 76 për qind të çështjeve të tjera.

Ai i bëri këto komente gjatë paraqitjes së raportit të punës së prokurorive publike për vitin 2009. Zoti Kabashi tha se çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin janë në përgjegjësi të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë e cila gjithashtu kryen mbi 52 për qind të të gjitha rasteve në shkallë vendi.

Kjo prokurori gjatë vitit 2009 ka funksionuar me tre, ose katër prokurorë, që janë pak në krahasim me nevojat e saj. Kryeprokurori Kabashi tërhoqi vërejtjen se numri i vogël i punonjësve është një nga problemet e shumta me të cilat përballen prokuroritë e Kosovës.

Aktualisht në gjykatat e vendit veprojnë afërsisht 320 gjykatës e prokurorë, një numër që paraqet shkallën më të ulët në krahasim me të gjitha vendet e rajonit.

Me këtë numër sipas zyrtarëve të drejtësisë, do të duheshin pesë vjet pune për të zgjidhur çështjet e grumbulluara nëpër vite në Gjykatat e Kosovës, numri i të cilave është rreth 200 mijë.

Matjet e bëra nga agjencia kundër korrupsionit por edhe agjenci të tjera kanë nxjerrë sistemin e drejtësisë si një prej sektorëve më të korruptuar dhe si rezultat edhe pengesë për luftën kundër korrupsionit.

Autoritetet thonë se gjendja do të ndryshojë me procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë.

XS
SM
MD
LG