Lidhje

Protestë në Prishtinë


Partitë opozitare u hodhën në protesta duke kundërshtuar sic thuhet, “kapjen e shtetit” nga pushteti.

Mijëra veta morën pjesë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kundër asaj që ata e quajnë “kapje e shtetit”.

Organizatorët thanë se ndër arsyet e protestës janë dështimi i sistemit të drejtësisë, kundërshtimi i Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirje në krime lufte të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çështja e kombinatit industrial Trepça, kundërshtimi i çmimit të energjisë elektrike etj.

Protestuesit hodhën ngjyrë të zezë mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, të cilën opozita e cilëson si institucion në shërbim të pushtetit. Ata bënë thirrje për dorëheqjen e kryetarit të kësaj gjykate Enver Hasani.

Protestuesit qëndruan për pak kohe edhe para ndërtesës së Kompanisë për furnizimin me energji elektrike, për të kundërshtuar çmimin e energjisë elektrike. Ata thyen në mënyrë simbolike disa njehsorë digjital të energjisë.

Ata qëndruan edhe para Radiotelevizionit të Kosovës, duke kërkuar shkarkimin e drejtuesve të tij.

Ata qëndruan edhe para Radiotelevizionit të Kosovës, duke kërkuar shkarkimin e drejtuesve të tij, ndërsa protesta përfundoi para qeverisë.

Organizatorët thanë se qeveria e Kosovës i ka dy javë kohë për përmbushjen e kërkesave të protestuesve.

Protesat përfundoi e qetë. Gjatë tërë ditëve të kaluara është bërë thirrje për shmangie të veprimeve të dhunshme, shqetësime që pasuan protestën e 27 janarit të partive opozitare për shkarkimin e një ministri serb që mohoi krimet e luftës në Kosovë, e cila u përfshi nga dhuna më e ashpër që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Të tri partitë politike opozitare thonë se protesta është thirrur pasi që zëri i tyre nuk po dëgjohet nga institucionet e vendit. Ndërsa nga vëzhguesit është cilësuar si një përpjekje për të rritur ndikimin e tyre kundruall sfidave që e presin Kosovën muajt e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG