Lidhje

SEEMO pret ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës


Organizata e mediave SEEMO

Organizata e mediave SEEMO

Parlamenti i Kosovës nxiti shume reagime me mos ndryshimin e Kodit Penal, që përfshinë nene të diskutueshme që kanë të bëjnë me mediat.


Organizata për Media e Evropës Juglindore, SEEMO, me seli në Vjenë, reagoi duke shprehur keqardhjen që Parlamenti i Kosovës refuzoi ndryshimin e Kodit Penal, që përfshinë nene të diskutueshme që kanë të bëjnë me mediat.

Kodi aktual përfshinë nene në të cilat thuhet veç tjerash se gazetarët do të jenë “penalisht përgjegjës” në rastet kur refuzojnë të zbulojnë burimet e tyre të informimit për të parandaluar “një sulm që përmban rrezik të pashmangshëm ndaj jetës apo integritetit personal”.

Organizata SEEMO tërheq vëmendjen se deputetët nuk treguan kujdes ndaj propozimeve vendase e ndërkombëtare për ndryshimin e Kodit.

Në një komunikatë për opinion, sekretari i kësaj organizate, Oliver Vujoviç, citohet të ketë thënë se “politikanët e Kosovës pretendojnë që anëtarësimi në Bashkimin Evropian është synim i tyre. Por, për këtë synim, Kosova duhet t’i miratojë dhe respektojë ligjet evropiane dhe t’i pranojë standardet ndërkombëtare në të gjitha fushat, përfshirë edhe mediat”.

Vendimi i Parlamentit, nxiti shumë reagime, ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, paraqiti dorëheqjen e tij.

Situata e krijuar, bëri që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi të paralajmërojë ri procedimin e Kodit Penal në Parlament, ndërsa shoqatat e gazetarëve thanë se do të kërkojnë edhe nga Gjykata Kushtetuese një opinion lidhur me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG