Lidhje

Kosovë, udhëheqësit fetarë vlerësojnë frymën e tolerancës e bashkëjetesës


Udhëheqësit e të gjitha bashkësive fetare në Kosovë kërkuan sot përmirësimin e kuadrit ligjor, që do t’u mundësonte këtyre bashkësive të regjistrohen si persona juridikë, të kërkojnë rikthim të pronës dhe të rregullojnë gjendjen e tyre financiare.

Në një konferencë kushtuar dialogut ndërfetar të organizuar nga misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, për nxitjen e tolerancës fetare dhe ndëretnike, u tha se aktualisht ka një frymë të mirë të bashkëpunimit dhe veprimeve të përbashkëta kundër çdo përpjekjeje për të dëmtuar atë.

Udhëheqësit fetarë dënuan mbishkrimet në manastirin e Deçanit në Kosovën perëndimore, por edhe sulmet e kryera ndaj pronave të shqiptarëve në Serbi gjatë këtij muaji.

XS
SM
MD
LG