Lidhje

Përkujtohet Ibrahim Rugova


Në Kosovë të enjten po shënohet dhjetë vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të vendit, Ibrahim Rugova.

Udhëheqësit politik dhe institucional të Kosovës nderuan figurën e presidentit të ndjerë duke kujtuar njëherësh kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës. Ata bënë homazhe tek varri i presidentit Rugova, ndërsa gjatë ditës po mbahen manifestime të ndryshme për të përkujtuar e vlerësuar rolin e tij në procesin e ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Udhëheqës institucionesh e partishë politike e cilësuan zotin Rugova si një nga figurat më të rëndësishme shqiptare të fundshekullit njëzet.

Dhjetë vjet më parë, më 21 janar të vitit 2006, presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërroi jetë, pas një beteje me kancerin në mushkëri.

I doktoruar në fushën e letërsisë, dr. Ibrahim Rugova, ishte presidenti I parë i Kosovës dhe udhëheqësi 16 vjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas vdekjes së tij pasuan ndryshime në strukturat e institucioneve të Kosovës, ndërsa në dhjetor të vitit 2006 edhe në partinë e tij e cila u nda në Kuvendin e gjashtë zgjedhor, një moment që shënoi edhe fillimin e një përpjekjeje të madhepër të trashëguar emrin dhe veprën e ish presidentit Rugova.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG