Lidhje

Ukë Rugova mbetet në paraburgim


Zotit Rugova, i biri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, u arrestua të mërkurën nën dyshimet për krim të organizuar.

Një gjykatëse e Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, deputetit të Parlamentit të Kosovës, Ukë Rugova, i arrestuar të mërkurën nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar.

Zoti Rugova, i biri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe nëntë persona të tjerë u arrestuan gjatë një operacioni të EULEX-it ndaj sic është thënë “një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit”.

Në mesin e veprimeve për të cilat dyshohen ata theksohet vepra e siç thuhet, mashtrimit kundër ambasadës italiane në Prishtinë, me të cilën është duke u bashkëpunuar ngushtë në kuadër të hetimeve.

Prokurorët e EULEX-it pretendojnë se ata ishin përfshirë në sigurimin e vizave italiane, kundrejt shumave të caktuara të parave. Bashkë më zotin Rugova është arrestuar edhe një punonjës lokal i ambasadës italiane.

Ukë Rugova, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010 bashkë me ish kryeministrin e shqiptarëve në mërgim, Bujar Bukoshi dhe disa veprimtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeloi listën me emrin e ish presidentit Rugova. Me këtë listë mori pjesë në zgjedhje në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa pas tyre, ai ju bashkua koalicionit qeverisës në Kosovë të udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG