Lidhje

Filloi viti i ri shkollor në Kosovë


Rreth 460 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, filluan sot vitin e ri shkollor në rreth një mijë objekte shkollore.

Ministria e Arsimit thotë se janë bërë përgatitje të mira për një vit të mbarë. Ministri i Arsimit, Ramë Buja kishte zgjedhur shkollën fillore, Ismail Qemali, nw Prishtinw për të shënuar fillimin e vitit shkollor, si një veprim simbolik për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.




E veçantë e këtij viti është se 36 mijë nxënës, që sot për herë të parë shkuan në shkollë, do të mësojnë nga abetarja e përbashkët gjithëshqiptare.

Katër autorë, dy nga Shqipëria dhe dy nga Kosova janë hartuesit e Abetares së përbashkët, që sipas autoriteteve të të dyja vendeve, shënon fillimin e hartimit të teksteve të tjera të përbashkëta shkollore.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe udhëheqës të tjerë politik, përgëzuan nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke nënvizuar përkushtimin për ngritjen e cilësisë së mësimit dhe përmirësimit të kushteve të punës.

Edhe më tej sistemi shkollor përballet më vështirësi, shkolla të mbipopulluara, ku mësimi zhvillohet në klasë me më shumë se 45 nënës dhe më disa ndërrime si dhe me gjendje jo të mirë të personelit arsimor.

Po ashtu, sistemi arsimor vazhdon të jetë i ndarë në baza etnike. Shkollat më mësim në gjuhën serbe, vazhdojnë të funksionojnë ne bazë të planeve dhe programeve të hartuara nga autoritetet në Serbi dhe të paguhen nga Beogradi.
XS
SM
MD
LG