Lidhje

Jacobson: Asociacioni në përputhje të plotë me Kushtetutën


Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson shprehu mbështetjen e plotë të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ka shprehur sërish mbështetjen e plotë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zonja ambasadore i ka bërë këto komente në një bisedë të shkurtër me Radion Evropa e Lirë.

RADIO EVROPA E LIRË: Lidhur me negociatat që po zhvillohen, bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, a po shihni një kompromis të mundshëm ndërmjet dy palëve?

TRACEY ANN JACOBSON: Jam shumë e lumtur që të kem rastin, që sërish të shpreh mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për dialogun e sponsoruar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu falënderuar lidershipit të kryeministrit Thaçi, punës së madhe të të dyja palëve, dhe përpjekjeve të mëdha nga BE-ja dhe Baronesha Ashton personalisht, ky dialog ka të gjitha gjasat që të ketë sukses.

Normalizimi i raporteve me Serbinë, do të nënkuptojë përmirësimin e kushteve të jetës së të gjithëve qytetarëve, përfshirë ata në veri, dhe do të shtojë mundësitë për një zhvillim të vazhdueshëm ekonomik.

Siç është bërë e ditur në qëllimet dhe kërkesat e konkluzioneve të Këshillit të Evropës, normalizimi i raporteve, po ashtu, është kërkuar nga të dyja shtetet, në mënyrë që të ecin drejt integrimeve evropiane.

Ka ende shumë gjëra në agjendë. Kemi dëgjuar shumë diskutime ditëve të fundit, për këtë idenë e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që do të ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Dhe, shpresoj se do të shohim lëvizje para për këtë gjë, dhe temat tjera kyçe, siç është zhbërja e strukturave paralele të sigurisë, gjatë ditëve të ardhshme.

E di se kjo është një detyrë e vështirë, dhe ne vërtet e vlerësojmë vullnetin e mirë të shprehur nga të gjitha palët për të çuar përpara këtë gjë.

RADIO EVROPA E LIRË: A ka gjasa që ky asociacion të ketë pushtet ekzekutiv?

TRACEY ANN JACOBSON: Nuk dua të hyj në detaje. Ne kemi dëgjuar mjaft qartë atë që ka thënë Qeveria e Kosovës dhe kryeministri. Nuk do të ketë pushtet ekzekutiv ose zgjedhje të drejtpërdrejt.

*Ky material u transmetua fillimisht ne Radion Evropa e Lirë

Trego komentet

XS
SM
MD
LG