Lidhje

Përfunduan bisedimet Kosovë – Serbi


Të dyja palët thanë se kanë shënuar përparim thelbësorë në diskutimet mbi sistemin gjyqësor në veriun e Kosovës.

Në Bruksel përfundoi raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Temë qendrore e diskutimeve gjatë ditës së sotme ishte çështja e gjykatave në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha menjëherë pas takimit se është arritur përparim rreth marrëveshjes.

Kemi përafrime të qëndrimeve dhe i kemi diskutuar të gjitha gjërat sa i takon funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto përafrime janë bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ndërsa presim në ditët e ardhshme që të finalizojmë marrëveshjen këtu në Bruksel, të dy kryeministrat”, tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa, kryeministri serb, Ivica Daçiç tha se është arritur pajtimi në parim që “Në Mitrovicë të ketë një gjykatë autoriteti i së cilës do të përfshijë shtatë komuna, por, një njësi e gjykatës duhet të jetë në pajtim më strukturën e popullsisë në atë zonë”.

Në takimin e 27 janarit, palët nuk ishin pajtuar pikërisht për këtë çështje, meqë, Prishtina ngulë këmbë që në përgjegjësinë e Gjykatës themelore në Mitrovicë, bashkë me katër komunat me shumicë serbe, të përshihen edhe tri komuna me shumicë shqiptare.

Cështja e gjykatave në veriun e Kosovës ishte pjesë e marrëveshjes së arritur ndëmrjet të dy kryeministrave në prill të vitit të kaluar në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Serbia hapi negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 21 janar si shpërblim për angazhimin e saj në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë. Bisedimet me Serbinë i mundësuan Kosovës të hapë negociatat për stabilizim asocim me Bashkimin Evropian në tetor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG