Lidhje

Serbia reagon ndaj kryeministrit turk


Diplomacia serbe dënoi deklaratën e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan se "Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë”

Autoritetet serbe reaguan dhe i dënuan deklaratat e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë”, të bëra gjatë vizitës së tij të mërkurën në Kosovë.

Kryeministri Erdogan qëndroi në Kosovë për të marrë pjesë në përurimin e terminalit të ri të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa vizitoi edhe qytetin e Prizrenit.

Ministria e jashtme serbe tha se deklaratat e tij nuk mund të pranohen si miqësore dhe ato janë ndryshe nga qëndrimet e shprehura nga zyrtarët më të lartë të Turqisë.

Të gjithë në botë e dinë se Kosova është fjalë serbe dhe territor serb, madje edhe ata që kanë pranuar këtë kuazi-shtet”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë serbe të punëve të jashtme.

Kryeministri Erdogan, mbështeti të mërkurën bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke vlerësuar se ato do të ndikojnë në vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit që sipas tij do të shndërrohet në truall të miqësisë e vëllazërisë.
XS
SM
MD
LG