Lidhje

Kosovë: Nëntë të dënuar për sulm ndaj policisë serbe


Një gjykatë e EULEX-it dënoi nëntë shqiptarë nën akuzat për sulm ndaj një postblloku të policisë së Serbisë në zonën kufitare me Kosovën

Një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në komunën e Gjilanit në Kosovën lindore, shpalli fajtorë dhe dënoi me afro 60 vjet heqje lirie dhjetë persona nën akuzën për vepra penale të terrorizmit.

Valon Jashari, Skender Jashari,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani, ishin akuzuar për veprat penale të terrorizmit, organizimit të grupeve terroriste, pjesëmarrje në grupe terroriste dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, në lidhje me disa sulme ndaj postblloqeve të policisë serbe në kufirin me Kosovën.

Sipas akuzës ata besohet se kanë marrë pjesë në sulmet në postbllokun e policisë serbe në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit në luginën e Preshevës më 17 maj, 28 qershor dhe 7 tetor të vitit 2012.

Një grup që veten e quan “Lëvizja e lirisë” mori përsipër përgjegjësinë për këto sulme nëpërmjet komunikatave të publikuara në internet.

Mbrojtja ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të gjykatës.

Fshati Dobrosin që shtrihet në vijën kufitare ndërmjet dy vendeve, që bërë i njohur në vitin 2000 kur atje që themeluar Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

Në maj të vitit 2001, konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, mori fund me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG