Lidhje

Kryeministri i Serbisë vizitoi Kosovën


Kryeministri serb Aleaksandër Vuçiç, qëndroi për një vizitë në disa zona të banuar me shumicë serbe në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të qëndrojnë në Kosovë duke i siguruar ata për mbështetjen e vazhdueshme nga qeveria e Serbisë.

Aleksandër Vuçiç viziton Kosovën
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:05 0:00

Ai i bëri këto komente në fillim të vizitës së tij në disa zona të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Ai tha se Serbia ka pasur kurajën që të mbrojë dhe të ruajë atë që i takon, por më së shumti ka përparuar në paqe kur vendimet janë marrë më kokë të ftohtë.

Me shqiptarët, fqinjët tanë, duam të jetojmë mirë. Duam të jetojmë në paqe. Kjo paqe i sjell të mira edhe njërës edhe palës tjetër”, tha ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve serb që të ruajnë pronat e tyre dhe të mos i shesin ato.

Në komunën e Gracanicës, një komunë me shumicë serbe afër Prishtinës ai zbuloi shtatoren e mbretit Milutin, një nga udhëheqësit e mbretërisë mesjetare serbe.

Unë ju lus që të mos e shisni tokën tuaj, të qëndroni në vatrat tuaja dhe në do t’u ndihmojmë sa më shumë që mundemi. E di që nuk është popullore të thuhet kjo, por ju lus sepse duke ruajtur vatrat tuaja, e ruani Kosovën dhe dëshmoni se sa e doni Serbinë”, tha ai.

Duke u angazhuar për një prani më të madhe të institucioneve të Serbisë në Kosovë, ai tha se në këtë hapësirë lindin më së shumti fëmijë.

Ky është djepi ynë dhe askush nuk do të na pengojë që këtu edhe më tej të lindin fëmijë”, tha ai.

Vizita e kryeministrit serb në krye të një delegacioni të qeverisë së tij ndodhë me rastin e Vitit të ri serb, një kremte sipas kalendarit të vjetër ortodoks. Kjo vizitë nxiti veprime protestuese të disa grupeve të qytetarëve si dhe të një pjesë te opozitës e cila kritikoi ashpër qeverinë e Kosovës.

Ne kemi ardhur me porosi të paqes dhe askënd nuk e kemi fyer e as që do ta bëjmë. Atë që dikush na ka fyer, flet më shumë për atë sesa për ne”, tha kryeministri serb, i cili në Kosovën kujtohet për periudhën kur ishte nënkryetar i Partisë radikale serbe dhe ministër për informim në qeverinë e ish presidentit jugosllav Slobodan Miloshevic i cili vdiq në gjykatën e Hagës ku po gjykohej për krime lufte edhe në Kosovë.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha më herët se Prishtina ka dhënë leje për këtë vizitë që ai e ka cilësuar të natyrës “humanitare dhe fetare”.

Një pjesë e përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, pohon se vizita ka edhe karakter politik, meqë në këtë mënyrë Beogradi po mbështet kandidatin e Listës serbe, një subjekt i mbështetur prej tij në zgjedhjet për kryetarin e komunës së Graçanicës, që mbahen të dielën më 18 janar.

Në fillim të muajit shkurt, kryeministri serb do të takohet me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa në Bruksel, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është angazhuar në bisedime në përpjekje për të përshpejtuar integrimet e saj evropiane.

XS
SM
MD
LG