Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet për marrëveshje Kosovë-Serbisë


Refuzimi i Beogradit për të pranuar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk u ka dhënë fund përpjekjeve për të siguruar një raund të ri bisedimesh. Diplomatët perëndimorë presin që ditëve të ardhshme të ketë përparim në përpjekjet për një marrëveshje dhe në këtë kuadër edhe ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, shfaqi shpresën se në një të ardhme jo të largët do të ketë një përfundim pozitiv.

XS
SM
MD
LG