Lidhje

Protestohet kundër doganave


Pjesëtarë të komunitetit serb protestuan sot në një vendkalim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kundër pagesës së taksave doganore

Një grup pjesëtarësh të komunitetit serb bllokuan sot për rreth një orë e gjysmë rrugën që shpie për në vendkalimin kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinë, në shenjë pakënaqësie me siç thuhet, shkeljen e marrëveshjes pë menaxhimin e përbashkët të kufirit.

Përfaqësuesit e serbëve lokal, të cilët nuk u lejuan të afrohen në vendkalimin kufitar, thanë se nuk pajtohen me pagesën e taksave doganore, duke ngulur këmbë se për këtë kanë garancitë e qeverisë së Serbisë.

Javën e kaluar, kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, pas një takimi me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, kërkoi që deri më 10 janar të vitit që po vjen në vendkalimet kufitare me Kosovën te mos paguhet dogana për mallrat që shkojnë në veri të Kosovës. Më dhjetë janar, sipas tij mund të arrihet një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave nga taksat doganore.

Prishtina zyrtare ndërkaq thekson se doganat do të trajtohen njësoj në të gjitha vendkalimet kufitare.

Më dhjetë dhjetor, të dyja palët filluan zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit në dy vendkalime njëri nga të cilët në veriun e banuar me shumice serbe.

Deri në fund të këtij muaji pritet që marrëveshja për menaxhimin e përbashkët të kufirit edhe në dy vendkalime të tjera. Bisedimet ndërmjet kryeministrave pritet të vazhdojnë më 17 janar të vitit që po vjen.
XS
SM
MD
LG