Lidhje

Hashim Thaçi, i gatshëm të shkojë në Beograd


Ministri i jashtëm i Kosovës është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në një konferencë në Serbi. Beogradi nuk është i gatshëm të pranojë.

Paralajmërimi i mundësisë që zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të qëndrojë në Beograd gjatë këtij muaji, nxiti shumë reagime në Serbi.

Reagimet pasuan një ftesë drejtuar zotit Thaçi që të marrë pjesë në konferencën mbi integrimin e Ballkanit peërëndimorë në Bashkimin Evropian, të organizuar nga Keshilli rinor për arsim, një organzikatë joqeveritare në Beograd.

Zyrtarë të ministrisë së jashtme të Kosovës thanë se ministri Thaçi është i gatshëm të shkojë në Beograd dhe kjo varet nga gatishmëria e zyrtarëve serbë.

Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiç, tha se konferenca për të cilën bëhet fjalë nuk është e organizuar nga shteti dhe nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për një vizitë të ministrit Thaçi.

“Unë respektoj punën e instituteve, akademive dhe organizatave të ndryshme joqeveritare, por asgjë që nderhynë në politikën shtetërore nuk mund të ndodhë pa këshillime me qeverinë e Serbisë. Atë tubim nuk e organizon qeveria, unë nuk kam planifikuar të marrë pjesë dhe kësisoj nuk besoj se ka nevojë që Hashim Thaçi të vijë në Beograd”, tha ai.

Mediet serbe citojnë ndërkaq prokurorin serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviç, të ketë thënë se një urdhër arrest për zotin Thaçi është në fuqi dhe ai do të mund të arrestohej nëse hynë në Serbi.

Hashim Thaçi, ish drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte dënuar në mungesë nga autoritetet serbe në fund të viteve të 90-ta dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest.

Paralajmërimi që ai mund të shkojë në Beograd, nxiti edhe reagimet e partive politike opozitare. Partia Demokratike e Serbisë, tha se “vizita e tij në Beograd do të ishte turp për qeverinë e Serbisë dhe askush nuk mund t’i garantojë atij sigurinë”.

XS
SM
MD
LG