Lidhje

Ngacmimet seksuale në Kosovë

  • Leonat Shehu

Një hulumtim i publikuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës nxjerrë në pah se ngacmimi seksual është dukuri e përhapur në Kosovë dhe manifestohet në mënyra të ndryshme.

Sipas hulumtimit, nga ky fenomen më së shumti preken gratë dhe vajzat e reja. Gjatë vitit 2014, rreth 45 për qind e kanë përjetuar këtë lloj ngacmimi, ndërsa rreth 48 për qind kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual gjatë jetës së tyre. Grup moshat e reja janë ato që preken më së shumti nga këto ngacmime.

Adelina Berisha nga ky rrjet tha se qytetarët e Kosovës nuk janë të informuar për format e ngacmimit seksual.

Siç mund ta shihni 73 për qind e qytetarëve të Kosovës e mendojnë se dhunimi apo tentim dhunimi është formë e ngacmimit seksual përderisa shumë pak e dinë që format më të vërtetë që janë ngacmim seksual siç është favorizimi në këmbim të përfitimeve seksuale vetëm 16 e qytetarëve e kanë ditur që kjo është formë e ngacmimit seksual”, tha zonja Berisha.

Zonja Berisha thotë se në Kosovë ende mbizotëron dhe është mjaft e hapur kultura e fajësimit të viktimës.

Rreth 31 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se njerëzit natyrshëm ngacmojnë seksualisht të tjerët kur ata kanë tërheqje ndaj njëri tjetrit dhe kjo është në rregull, kjo nuk është në rregull kjo është ngacmim seksual. Si te burrat ashtu edhe te gratë ekziston një besim i hapur ku rreth 40 për qind e tyre kanë menduar se vajzave të reja ju pëlqen të ngacmohen seksualisht, Rreth 74 për qind e qytetarëve besojnë se gratë i sjellin vetes probleme me ngacmimin seksual duke u veshur apo duke u sjellur ne mënyrë provokative”, tha ajo.

Sipas hulumtimit, një pjesë e madhe e institucioneve kanë mungesë të njohurive kornizën ligjore dhe përkufizimin e ngacmimit seksual, dhe kjo ju pengon në përgjigjen efikase ndaj këtyre rasteve. Rreth 46 për qind e të anketuarve në institucionet përgjegjëse për mbrojtjen nga ngacmimet seksuale thonë se gratë i sjellin vetes ngacmim seksual me anë të veshjes së tyre provokuese.

Hulumtimi nxjerrë në pah po ashtu se shqetësim i madh mbeten ngacmimet seksuale nga mësimdhënësit.

“Prej totalit të popullatës 2.4 për qind prej tyre kanë raportuar që kanë qenë të ngacmuar seksualisht nga mësimdhënësit e tyre që është një statistikë shqetësuese kur flitet për ambientin shkollor”, tha ajo.

Në shumicën e rasteve sipas hulumtimit gratë dhe burrat kanë qenë më shumë të ngacmuar nga një person i panjohur në rrugë, e përcjellë me personat e njohur, pastaj shefat dhe partnerët.

Edona Hajrullahu nga Agjencia për Barazi Gjinore thotë se edhe pse ligjet e dënojnë ngacmimin seksual, një dukuri e tillë në Kosovë mbetet e përhapur.

“Pasojat e ngacmimit seksual mund të jenë të shumta që nga vështirësitë e punës sidomos për femrat, pastaj problemet për integrimin e femrës në shoqëri, pozitën e saj dhe rolin në vendimmarrje gjë e cila pastaj shkakton pasoja në ndjekjen e një karriere të mirëfilltë si dhe mund të arrijë deri te shkatërrimi i një familje”, tha zonja Hajrullahu.

Përfaqësueset e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës thonë se ngacmimet seksuale ndodhin në shumë vende që nga hapësira publike, në shkolla, universitete, në punë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG