Lidhje

Kosovë: Organizëm i veçantë për luftën kundër krimit

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, prokuroria e shtetit tha se ka krijuar një trup të veçantë që do të merret me përzgjedhjen dhe ndjekjen e rasteve më të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku mund të përfshihen siç u tha, figura të shquara politike dhe kompani të fuqishme. Krijimi i këtij mekanizmi sipas prokurorëve është mbështetur në praktikat më të mira të shteteve të Bashkimit Evropian dhe në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Zyrtarët evropian thanë javën e kaluar se rruga e vendeve të Ballkanit perëndimor për në Bashkimin Evropian kalon përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG