Lidhje

Myftiu Tërnava takohet me Papa Françeskun


Myftiu i Kosovës Naim Tërnava po merr pjesë në Forumin e dialogut ndërfetar Katoliko -Mysliman, në Vatikan.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava është takuar sot me Papa Françeskun. Myftiu Tërnava po merr pjesë në Forumin e tretë të dialogut ndërfetar Katoliko -Mysliman, që po mbahet në Vatikan, me temën "të punojmë së bashku për t’u shërbyer të tjerëve”.

Në një njoftim të Bashkësisë Islame të Kosovës, thuhet se Papa Fançesku në fjalën e tij përshëndetëse u shprehu mirëseardhje përfaqësuesve mysliman në forum duke çmuar kontributin që po japin në ndërtimin e paqes, harmonisë, bashkëjetesës e tolerancës mes popujve dhe feve.

Myftiu Tërnava në fjalën e tij falënderoi Papa Françceskun për kontributin dhe kujdesin e Papës dhe Vatikanit për Kosovën. Myftiu i potencoi Papës nderin që i ka bërë kombit shqiptar me rastin e vizitës së tij në Shqipëri. Me këtë rast Myftiu Tërnava, i dhuroi Papës “Monografinë e xhamive të shkatërruara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

XS
SM
MD
LG